Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova dha opinionin e tij pas fitores 0-2 ndaj Laçit.

Ndryshimi i skemës në pjesën e dytë – Pjesën e parë kishim vështirësi në tranzicion, Laçi po na priste poshtë. Kishin një disbalancë të mesfushorëve, në fazën e tranzicionin, morëm masa në pjesën e dytë, gjë që solli edhe golin. Jam i kënaqur.  

Në merkato për një sulmues- Do shikojmë si do të shkojë skuadra këto ndeshje. Kemi nevojë për një sulmues tjetër. Paulaskas po konsumohet jashtë mase. Isgandarli nuk e bën dot në nivelin e Paulaskas numrin 9, do të shikojmë diçka në merkaton e janarit.  

Shfryrja e Isgandarli pas golit- Lojtarët e kanë pulsin 200, normalisht ndodhin këto pakënaqësira, lojtarët bëjnë veprimet, me fitoren u sheshuan. për mua lojtarët janë të gjithë të rëndësishëm. Isgandarli kërkoi ndjesë direkt mbrapa ndeshjes. Mjafton që mua të më ndjekin dhe kjo është më e rëndësishme”, tha  Tetova. 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: