Fitorja e Kombëtares mbrëmë në Gjeorgji ka dhënë efektin e saj. Kështu “Air Albania” po shkon drejt “sold out” për ndeshjet e nëntorit, që Shqipëria do të luajë me Çekinë dhe Ukrainën.
Ka mbetur dhe 1 muaj, por tashmë janë më pak se 1 mijë bileta në dispozicion për ndeshjen e parë kundër Çekisë, më 16 nëntor. Sfida tjetër me Ukrainën luhet më 19 nëntor, teksa aty ka më tepër bileta në dispozicion.
Të dyja takimet do të luhen në orën 20:45 dhe mbyllin rrugëtimin në Ligën e Kombeve. Prej kohësh biletat shiten vetëm “online” dhe duhet thënë se “sold out” është kthyer në traditë.