Partizani arriti të fitonte ndaj Bylisit në një ndeshje ku gjithçka u duk se shkoi mirë, përveç finalizimit. Me këtë triumf të kuqtë ruajnë ecurinë e fitoreve kundër ballshiotëve, plot tetë radhazi. Për tu theksuar edhe fakti se humbja e fundit ndaj Bylisit është shënuar para pesë vitesh.

Gjithsesi, nuk ishte fitore aq e lehtë dhe të kuqve iu desh të djersinin jo pak. Nga të dhënat e “GPS”-ve të vendosur në jelekët e të kuqve, Partizani zbulon se Redon Ismaili ishte për rekord, pasi vrapoi plot 12 kilometra, shifër mjaft e mirë jo vetëm për futbollin tonë.

Mesfushori po fiton çdo ditë e më shumë besim. Sa i përket stërvitjeve gjatë pauzës së Kombëtares, të kuqtë pritet të bëjnë tre ditë pushim e më pas të nisin përgatitjet për sfidën me Elbasanin, rival direkt në këto javë të para.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb