Billie Eilish mbajti një koncert të mërkurën në kuadër të turneut Hit Me Hard and Soft, në ditën kur u kuptua që kandidati republikan Donald Trump, fitoi votat për t’u bërë sërish President i SHBA-së.

Artistja e hitit “Wilfdlower” ka përkrahur zyrtarisht Kamala Harris për këto zgjedhje presidenciale.

Ajo reagoi e indinjuar për faktin se Trump do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së.

“Thjesht ju dua shumë dhe dua që ta dini se jeni të sigurt me mua dhe jeni të mbrojtur këtu dhe të sigurt në këtë dhomë”, iu adresua me emocione audiencës.

“Tani një person që është një person i dënuar… për kaq shumë gjëra.. le të themi një grabitqar i dënuar, le të themi se, dikush që i urren gratë kaq shumë do të bëhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Billie Eilish.

“Kjo këngë shkon për të gjitha gratë atje, Ju dua, dhe ju mbështes”, potencoi mes tjerash, derisa u kushtoi këngën “Your Power”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: