Edit Harxhi, anëtare e Kryesisë së PD-së, në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, duke komentuar zgjedhjet në SHBA dhe fitoren e Donald Trump, tha se kemi një epokë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kemi një fitore të Presidentit Trump me 312 vota elektorale, fitoi votën popullore, sikundër republikanët fituan Kongresin dhe Senatin, pra kemi një fitore historike, që vjen pas një periudhe të gjatë kohe të një indoktrinomi progresist marksit që ka filluar në SHBA dhe është përçuar në shumë vende të Botës, si një mundësi e re për të ndryshuar Botën, apo siç e quanin liderët e Davosit “rendin e ri botëror”.

Ky rend i ri botëror ishte një post-modernizëm, që ishte i përqëndruar në disa piketa: kontrolli ndaj medias, gjyqësorit dhe më pas kalonte në krijimin e një identiteti të ri rracor, gjinor dhe kulturor ”, tha Harxhi.

Ajo tha se kishim një sulm të madh për krijimin e një rendi të ri botëror dhe fitorja e Trump shënon rrëzimin e këtij rendi, që ishte programuar nga ekstremistët e majtë.

Harxhi tha se fitorja e Trump do e kthejë SHBA në identitetin e vet.

“Për Europën do të fryjnë erëra të reja nga ana e Atlantikut. SHBA do të marrë pozicionin e saj të fortë, pasi një SHBA e dobësuar solli luftrat. Do të kemi një ndryshim të madh global, një erë të re gjeopolitike. Trump synon mos ketë më luftra, të mos ketë më luftra të ndezura. Kemi deklaratën e ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, që flet se duhet të presim administratën e re në SHBA”, tha Harxhi.

Sipas saj, Trump do të synojë të ulë në tavolinë palët lidhur me luftën Rusi-Ukrainë, ku do të paraqiten planet se si mund të arrihet paqja.

“Do të kemi një ndikim të madh në Europë, një Europë që do të ndryshojë. Edhe BE dhe Europa kanë nisur të reagojnë”, tha Harxhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: