Ledion Krisafi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, duke komentuar zgjedhjet në SHBA, tha se demokratët shkuan shumë majtas.
Në emisionin “Open” në News24, Krisafi tha se SHBA po shkonte shumë majtas me administratat demokrate dhe kjo solli këtë reagim, përfshi këtu edhe atë të votuesve hispanikë.
“Demokratët kishin humbur lidhjet me klasën e mesme, apo me klasën punëtore në SHBA. Iu dha një shuplakë këtij establishmenti pikërisht sepse pati një largim të madh të demokratëve ndaj shtresa e mesme”, tha Krisafi.