Në rubrikën “Opinion” në News24 është diskutuar lidhur me zgjedhjet në SHBA, ku Donald Trump arriti një fitore të madhe jo vetëm me votat e Kolegjit Zgjedhor, por edhe me votën popullore, hera e parë kjo pas dy dekadave që republikanët arrijnë të kenë një rezultat të tillë, sa i takon votës kombëare.
Ish-deputeti Aldo Bumçi tha se zgjedhjet në SHBA treguan vlerën e shoqërive të lira. Fitoren e Donald Trump, Bumçi e cilësoi si një reagim të njerëzve të lirë që nuk pranuan lavazhin e trurit. “Kjo është një fitore për të gjithë botën demokratike.
Dael Dervishi, pedagog i Universitetit Luarasi, tha se rezultatet e zgjedhjeve në SHBA treguan se sondazhet dështuan. “Trump ka një elektorat të fshehur, por këtë rradhë nuk e kishte aq sa në 2016. Kemi një ridimensionim të imazhit të 2016-ës, sondazhet tregonin se ishte një garë e ngushtë. Nuk ishte surprizë fitorja e Trump”, tha Dervishi. Por ai shtoi se supriza ishte vetëm fitorja e thellë, jo vetëm e Trump si kandidat, por edhe e republikanëve.
Dervishi tha se njerëzit kërkonin ndryshim dhe Kamala Harris nuk ofroi ndryshim, nuk ia doli dot mbanë të artikulonte shqetësimet reale të qytetarëve amerikanë, sikundër nuk kaloi në atë rrugën normale të përzgjedhjes së saj si kandidate.