Çmimet e naftës sot ranë në 74 dollarë në tregjet ndërkombëtare, pasi një dollar i fortë dhe ulja e importeve kineze nxitën shqetësimet e kërkesës.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte me 66 cent më i ulët se në mbylljen e tregtisë së djeshme dhe arriti në 74.26 dollarë. Në tregun amerikan një fuçi u tregtua me 80 cent më të ulët, me 70.87 dollarë.

Fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale ndezi një valë optimizmi në tregjet financiare të mërkurën, duke nxitur spekulimet se politikat tatimore mund të nxisin rritjen ekonomike.

Trump siguroi një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë pas fitores kundër kandidates demokrate, Kamala Harris.

Optimizmi i investitorëve u shfaq në forcimin e dollarit, i cili u mbyll të mërkurën në plusin më të madh të dy viteve. Forcimi i monedhës së gjelbër ndikoi në çmimet e naftës pasi pengoi kërkesën nga blerësit me monedha të tjera.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: