Numri një i pankinës së Barcelonës, Flick analizoi fitoren 1-0 ndaj Getafes.

“Getafe është shumë e mirë në mbrojtje. Jam krenar për lojtarët, edhe për tifozët, na duheshin këto tri pikë. Ne patëm një shans dhe shënuam. Ata kishin edhe një goditje të pastër, por nuk shënuan. Kundërshtari u mbyll mirë mbrapa, por ne shënuam golin që na dha 3 pikët. Fitorja është shumë e mirë për ekipin.

Shumë njerëz në klub thanë se ndeshjet kundër Getafes ishin të barabarta. Ne luftuam për 95 minuta dhe kjo më bën krenar. Skuadra ka luajtur futboll, por ka ditur edhe të fitojë. Ne duhej të rrisnim shpejtësinë e pasimeve në pjesën e dytë, duhej të hapeshin hapësira” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb