TIRANE- Mrekullia që ndodhi në “Elbasan Arena” ka lumturuar çdo tifoz kuq e zi në të gjithë botën, një sukses që e katapulton Shqipërinë në një kandidat potencial për të siguruar një vend në “Euro 2016”.

Suksesi përballë Armenisë ka pasur një efekt të menjëhershëm në ekipet e tjera të grupit I.

Në Serbi mediat vendase i kanë kushtuar më shumë rëndësi fitores së Shqipërisë se sa humbjes së përfaqësueses së tyre kundër Portugalisë. T

Titullin më interesant e kishte gazeta “Blic”: “Shqipëria përmbys rezultatin në 4 minuta, ia vështirëson jetën Serbisë”. Ndërsa “sportske.net” shkruan: “Problem për Serbët, fitore tjetër për Shqipërinë”.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb