Trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli është i ftuar në emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në televizionin “News 24”. I pyetur për incidentin e ndodhur në Fushë-Krujë para ndeshjes me Skënderbeut, Devolli u shpreh:

“Kam 2 ndeshje nën drejtimin e Kastriotit. Fituam në Gjirokastër 1-5 thanë u hap porta, ndërkohë që Luftëtari fitoj 0-2 me Laçin. Më pas vijmë te ndeshja me Skënderbeun, gjejnë alibi, duke thënë u kërcënuan janë rrahur. Unë nuk mund të flas për atë çka ndodh jashtë fushës.

Te pjesa e fushës është luajtur futboll dhe ka qenë fair-play. Se cfrë ndodhi më pas nuk më takon mua ta gjykoj. Kanë qenë fitore të merituara dhe për këtë mund të flasim gjithë ditën dhe gjithë natën. I kam pritur ndeshjet e mira. Kemi bërë një minifazë shumë të mirë.

Kushtet kanë qenë shumë të mira. U stërvitëm në kompleksin e Kamzës. Në fund më ofruan lojtarë shumë të mirë. I falënderoj për kushtet e ofruar. Ja ku janë dhe rezultatet. Në këto 2 ndeshjet e kampionatit kemi shënuar 7 gola. Nuk është rastësi është meritë e çunave që punojnë me seriozitet dhe janë të talentuar. Kur të mbarojë kampionati do jenë më të kërkuarit në treg. Të vazhdojmë me kokën poshtë dhe rezultatet do të vijnë vetë”, u shpreh Devolli.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: