Shumë pak e imagjinonin që pas 5 javësh, Skënderbeu të ishte në vendin e 3-të, vetëm një pikë larg dyshes së kreut Kukësi-Tirana. Ekipi i Ilir Dajës konfirmoi dhe një herë ndaj Teutës se di të fitoj, në korçarë kanë ndryshuar shumë gjëra pas dënimit të UEFA-s por e vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është mentaliteti i këtij klubi. Pas shumë dilemave për të ardhmen, stafi drejtues vendosi që të ruaj grupin dhe të investoj për të mbajtur ekipin në elitën e futbollit shqiptar.

1. Daja Hap Letrat, Por Koha Kunder Skenderbeut
1. Daja Hap Letrat, Por Koha Kunder Skenderbeut

Ulja e Ilir Dajës ishte lëvizja fituese pasi tekniku kryeqytetas vijon të mbaj të karikuar ambientit pavarësisht problemeve të mëdha. Në një kohë rekord, Daja ndërtoi një ekip konkurrues duke bërë që objektivat e klubit të ndryshojnë sërish. Pas fitores kundër Teutës, Daja kërkon nga lojtarët një sforco të radhës për të siguruar 6 pikë në 2 javët e ardhshme, ku luajnë me Vllazninë në transfertë dhe presin më pas Luftëtarin në Korçë. 6 pikë në dy javët e ardhshme dhe duke parë kalendarin e rivalëve, Daja dhe stafi drejtues besojnë se mund të mbajnë ekipin në zonën euro, duke shpresuar në këtë mënyrë të konvertojnë sa më shpejt dënimin e dhënë nga UEFA. Kjo duket një rrugë e gjatë dhe shumë e vështirë por për momentin ky është shpjegimi i vetëm logjik për një ekip i cili e ka të ndalur të luaj në Europë për 10-të vite.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb