Milani mundi në derbi Interin me shifrat 2-1. Për këtë takim dha mendimin e tij ish-tekniku i kombëtares kuqezi, De Biasi.

“Juventusi dhe Napoli janë dy nga kandidatët për të sfiduar Interin për titull. Ata luajtën nën nivelin e derbit, por ne gjithashtu duhet të mendojmë për të gjitha angazhimet e zikaltërve, edhe nëse Interi dhe Milani vinin nga dy ndeshje të shkëlqyera.

Milani më mahniti, kur dukej se ishin gati të binin, nxorën atë që nuk ishte parë ende: krenarinë, shpirtin e hakmarrjes, dëshirën për të sakrifikuar veten.

Ky është një mesazh i bukur dhe jam i lumtur për trajnerin. Si gjithmonë, kur nuk di çfarë të bësh, sporti i preferuar është të vendosësh në diskutim trajnerin” – tha De Biasi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb