Milan mundi 2-1 Interin në derbin e luajtur pak ditë më parë.në një intervistë të dhënë së fundmi, ish-sulmuesi i kuqezinjve, Olivier Giroud ka “duartrokitur” lëvizjet e trajnerit të “djallit” Fonseca.
“Milani luajti shumë mirë në derbi dhe ia doli të fitonte. Kësaj here skuadra luajti me një formacion tjetër dhe rreshtimi 4-4-2 mendoj se ishte një risi e goditur.
“Kur isha unë në skuadër, zakonisht kemi luajtur me sistem 4-5-1 ose 4-3-3. Besoj se rreshtimi i ri ishte befasi edhe për Interin. Jam shumë i lumtur për Milanin. Trajnerit thjesht jepini kohë, sepse do t’ia dalë”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)