Pas fitores në zgjedhjet presidenciale në Turqi, nuk kanë munguar as urimet nga Shqipëria për presidentin turk Erdogan.

Pas kryeministrit Rama, Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka shprehur urimin e tij po ashtu për Erdogan përmes një postimi në Twitter.

“Urime të përzemërta @RTerdogan në rizgjedhjen tuaj! Partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë do të vazhdojnë dhe do të rritet më tej”, shkroi Begaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: