Aktorja Drande Xhaj për herë të parë në një intervistë për “Vila24” kujton se si është futur në rrugën e artit duke u përballur me refuzimin e të atit i cili nuk ishte dakort.

Pasi ka fituar kinoprovën e parë për një film, ai nuk e ka miratuar dëshirën e Drandes për t’u bërë aktore. Gjatë intervistës, Xhaj thotë se ishte gati të tërhiqej vetëm që ai të mos shqetësohej, e tregon se si e bindi që ta mbështeste e më pas të bëhej një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare.

“I thashë drejtorit të shkollës që të mos më lejo të luaj në këtë film se nuk dua ta shoh babain të mërzitur”, -tha Xhaj, ndërsa shton se ai film i ndryshoi rrjedhën e jetës e se ishte një sakrificë e madhe për të ndryshuar mentalitetin e vjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: