Të shtunën ngritën lart trofeun e Ligës së Kampioneve, sot Liverpuli zyrtarizon divorcing përfundimtar me dy prej elementëve të organikës së trajnerit Jurgen Klop. Bëhet fjalë për sulmuesin Daniel Starrixh dhe mesfushorin Alberto Moreno, të dy në fund të kontratës së tyre me “The Reds”.

Starrixh Moreno
Starrixh Moreno

29-vjeçari Starrixh iu bashkua të kuqve gjashtë vite më parë pas aventurës së tij me Çelsin, ndërsa në 116 ndeshje me fanelën e kuqe ka shënuar 50 gola. Alberto Moreno, 26-vjeç, ishte pjesë e Liverpulit që prej vitit 2014, ndërsa në qëndrimin e tij 5-vjeçar në “Anfield” ka zhvilluar 90 takime.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb