Ndonëse ai mundi të fitonte jackpo-in në Indi, një shumë të madhe dollarësh, fatlumi pohon se ndihet i lodhur nga kërkesat për ndihmë që i vijnë çdo ditë. Anoop thotë se familja e tij ka lëvizur nga shtëpia në shtëpi për t’i shpëtuar vëmendjes së publikut.

Një shofer automjetesh nga shteti jugor i Kerala, fitoi 250 milionë rupi (3.06 milionë dollarë, 2.9 milionë £) në një lotari të qeverisë shtetërore në muajin shtator. Por një javë më vonë, ai postoi një video duke u kërkuar të panjohurve që të mos e shqetësonin më atë dhe familjen e tij. “Do të doja të mos kisha fituar”, thotë ai. “Çmimi i tretë mund të ketë qenë më i mirë”. Anoop thotë në video se po mendon të ndërrojë shtëpi për t’i shpëtuar vëmendjes dërrmuese të publikut.

Ai kishte blerë biletën më 17 shtator, një ditë para se të duhej të fluturonte për në Malajzi për një punë ku i duhej të hapte dërrkucin e kursimeve të djalit të tij. Pasi u publikua lajmi për fitoren, familja e tij mori një vëmendje të madhe mediatike. “Isha shumë i lumtur kur fitova”, thotë ai në videon e tij të fundit. “Kishte njerëz dhe kamera në shtëpi dhe ne ishim të lumtur”. Por situata shpejt doli jashtë kontrollit, thotë ai. “Unë nuk mund të dal nga shtëpia, nuk mund të shkoj askund. Fëmija im është i sëmurë dhe nuk mund ta çoj te mjeku”.
Anoop, i cili do të marrë vetëm 150 milionë rupi pas taksave të qeverisë, thotë se njerëzit fillojnë të mbërrijnë në shtëpinë e tij çdo mëngjes.

“Gjithçka që mund t’u them të gjithëve është se nuk kam marrë ende para. Askush nuk e kupton problemin tim, pavarësisht sa herë e them,” thotë ai. Anoop thotë se ai dhe familja e tij kanë qëndruar me të afërmit për t’i shpëtuar vëmendjes. Qeveria ka thënë se do të organizojë një program trajnimi njëditor për Anoop mbi menaxhimin financiar për ta ndihmuar atë të përdorë mirë paratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: