ITALI

Alesandro Mahmood është fituesi i edicionit të 69-të të Festivalit italian të Sanremos. 27 vjeç, me nënë italiane dhe baba egjiptian. Ndërsa vitin e kaluar Mahmood mbërriti në skenën e Ariston pasi fitoi bashkë me Einar, edicionin e fundit të Sanremos për të rinjtë. Në një intervistë për Corriere della sera Mahmood ka treguar vështirësi që i është dashur të kalojë në fëmijëri.

Mahmood është mbiemri i babait të tij, i cili ka preferuar që djali i tij të rritej nga nëna italiane dhe është larguar në Egjipt. Kur është pyetur nëse kënga e tij në Sanremo ‘Soldi’ i dedeikohet babait të tij Mahmood ka thënë se është frymëzuar nga fraza në arabisht ‘waladi habibi ta’aleena’ (Biri im, zemra ime, eja këtu).

“Këto ishin fjalët që babai im më thërriste për t’u kthyer në shtëpi kur unë dilja të luaja me shokët kur isha fëmijë. Por më pas ai u largua kur unë isha pesë vjeç”- ka thënë këngëtari 27 vjeç.

Gazetari e ka pyetur nëse babai i tij i mungonte apo nëse ishte i mërzitur dhe ai është përgjigjur se ishte shumë e vogël. “Momentet e inatit i kisha më vonë por fatmirësisht i kalova. Shkrova ‘Soldi’ sepse kisha nevojë të fiksoja kujtimet”- ka thënë ai. Ai edhe pse i vogël ka treguar se disa momente së bashku me të atin i kanë mbetur në mendje.

“Donte të më mësonte të peshkoja, por punë peshkimin e urreja. Më kujtohet kur shkonim për piknik. Kur isha tetë vjeç shkova për herë të parë në Egjipt, ku pashë piramidat, shkretëtirat, muzeun e Kajros të cilat më mahnitën. Më pëlqen shumë që ato janë pjesë e origjinës sime- vijon më tej ai.

Kujtojmë që Matteo Salvini u shpreh kundër fitores së 27-vjeçarit. “Mahmood… mah….Kënga italiane më e bukur?!? Unë do kisha zgjedhur Ultimon, si mendoni??”- shkroi ai në Twitter. Ndërsa Mahmood ka thënë se nuk është nider asnjhërë ndryshe.

‘Nuk jam ndjerë asnjëherë se isha ndryshe. Unë isha në shkollë me fëmijë, rus, bullgar, rom. Më i shkathëti i klasës ishte kinez, ndërsa ai që bullizohej ishte italian, por vetëm se ishte pak i shëndoshë dhe jo për gjë tjetër.’- ka thënë kënëgtari. Ai është pyetur edhe në për thashethemet e mediave në lidhje me bindjet e tij seksuale.

“Unë nuk kam thënë kurrë që jam homoseksual. Brezi im nuk bën diferencë nëse je i bardhë, me ngjyrë apo nëse ke bindje homoseksuale. Unë jam i fejuar, por më duket e paedukatë nëse më pyesin me një mashkull apo me një femër’- përfundoi këngëtari 27 vjeç.

Kujotojmë që pas fitores Mahmud u shpreh: Unë jam 100% italian, nëna ime është nga Sardenja dhe babai im është egjiptian, por unë kam lindur dhe rritur në Itali”.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb