Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku ka reaguar pasi çmimi NObel për Letërsi për vitin 2019 ka shkuar për shkrimtarin austriak, mbështetës i Millosheviçit, Peter Handke.

Çitaku thotë se vendimi i marrë nga Akademia Suedeze për Çmimin Nobel për Letërsi ishte një skandal i vërtetë. Sipas Çitakut, vendimi ishte i turpshëm.

  • foto galeri

Postimi i Vlora Çitakut:

Komiteti i Nobelit vendosi që të shpërblejë Peter Handke, një njeri që ka vlerësuar Millosheviçin, të konsideruar “kasap të Ballkanit”. Ai mbështeti regjimin gjenocidal të Millosheviçit.

Dhënia e çmimit nuk ka asnjë lidhje me finskërinë dhe as me parime të drejta. Ky është një vendim pikëllues dhe i turpshëm.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb