Virgjëria duket se mbetet e çmuar edhe për këtë braziliane, e cila duket se është penduar për vitet me aktivitet seksual. Biondia shpërthyese, e cila fitoi konkursin e të pasmeve më të mira të Brazilit, ka pohuar se i është nënshtruar operacionit për rindërtimin e himentit, njohur ndryshe si vaginoplastika. Ajo ka pohuar se do të qëndrojë pa seks derisa të gjej dikë që ia vlen, dikush tepër special që do i rrëmbejë virgjërinë “e dytë”. Modelja dëshiron të ketë një tjetër “herë të parë” në jetën e saj., por ajo gjithashtu u shpreh se “nuk do të ndihej mirë kur pozonte nudo, nëse nuk do të ishte tërësisht siç kishte ardhur në këtë botë, pra e virgjër.”
Indianara Carvalho, 22 vjeçe u shpreh: ” Unë dëshiroja të kryeja një operacion për të rindërtuar virgjërinë time, para se të bëja foto të reja. Pastaj mendoj se mund tu japë një grimë respekti edhe koncept të ri për titullin e “Mis Bumbum” duke qenë e virgjër“. Carvalho, nga Santa Catarina, fitoi rreth 1.500 paund si fituese e të pasmeve më të mira dhe 20,000 paund në kontratat e modelimit. Nuk dihet sa do fitojë tani që është ribërë siç e ka bërë nëna. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb