Ishte i pari Kryetar bashkie që dha dorëheqjen te Partia dhe jo tek njerëzit që e votuan. Bëhet fjalë për Artan Shkëmbin, tashmë ish-kryebashkiak i Pogradecit, pasi dy ditë më parë i dorëzoi dorëheqjen partisë nga selia rozë. Gazetari i penës plot humor, Ylli Dylgjeri nuk ka vonuar batutën e radhës. “Burri s’luan, Shkëmbi luan!-(fjale e urtë, Pogradec), -shkruan Dylgjeri duke sjellë dhe një imazh të Artan Shkëmbit, për ata që nuk e njohin se pogradecarët e njohin mire prej 12 vitesh Shkëmbin e tyre.

Batuta vjen pas lajmeve më të fundit që janë publikuar në media, ku thuhet se Edi Rama u ka kërkuar kryebashkiakëve me nga 3 mandate rresht në këtë post, të dorëhiqen në prag të zgjedhjeve lokale. E ndërsa Bime kundërshtoi, bashkë me disa homologë të tij që gëzojnë 3 mandate në bastionet e PS, Shkëmbi iu menjëherë thirrjes së kryeministrit.

Epo këtu merr jetë fjala e urtë pogradecare sipas Yllit, ‘Burri s’luan, Shkëmbi luan”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb