Një fjalë, një gjest, një buzëqeshje ose thjesht dëgjoni ata që na qëndrojnë pranë. Ndonjëherë duhet shumë pak për të “lehtësuar” ditët. Dhe për të mos harruar të qenit të vëmendshëm ndaj çdo individi, njëzet e një vjet më parë u vendos Dita Botërore e Mirësisë në Tokio.

Imperativi është të shpërndajmë mirësjellje, sjellje të mira, buzëqeshje dhe përqafime për të dalë nga ajo rutinë e përditshme që shpesh na thith dhe na bën të përplasemi me të tjerët për arsye të kota. Dhe ndoshta edhe ndaj atyre që kanë probleme më serioze se tonat.

Fajtor stresi, e përditshmja frenetike “vrapo, vrapo”, angazhimet e shumta: na bëjnë të harrojmë t’i shkruajmë një mesazh një shoku edhe vetëm për ta pyetur “si je?”.
Sepse nuk mund të mohohet se ndjenja e afërsisë së dikujt na bën të ndjehemi më të sigurt.

Pra, nëse vëmendja për të tjerët do të ekzistonte në jetën tonë të përditshme, ne nuk do të vuanim nga lëkundjet e shpeshta të humorit dhe do të jetonim një jetë më të qetë dhe paqësore.

Kështu thotë psikologjia në një studim të botuar në 2015 në Shkencën Psikologjike Klinike se mirësia “i bën mirë zemrës dhe mendjes”.
“Mënyrat e këndshme” mbështesin rrjetin social të një personi dhe u japin më shumë vetëbesim atyre që përfitojnë prej tij, shmangin depresionin dhe përmirësojnë presionin e gjakut. Studiuesit e Shkollës së Biznesit në Harvard kanë zbuluar gjithashtu se blerja e diçkaje për të tjerët mund të na bëjë të ndihemi shumë më mirë sesa të shpenzojmë për veten tonë.

“Fjalët e mira janë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është e përjetshme”, tha Nënë Tereza e Kalkutës. Për të përhapur mirësinë, duhet shumë pak: nga çuarja e një kafeje një miku, buzëqeshja ndaj një të huaji deri tek komunikimi me një person me të cilin nuk flasim prej kohësh.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: