Inter-Napoli, ose më saktë Marotta-Conte, vijojnë betejën në distancë, thumbime të njëpasnjëshme që po e bëjnë edhe më të bukur garën mes dy klube për titullin në Serie A, ndërsa në mes qëndron Atalanta, me ekipin e Gaspetinit që këtë sezon po ecën me hapa të mëdhenj.
Antonio Conte, në vigjilje të sfidës kundër Lazio-s në Kupën e Italisë, shfrytëzojë edhe një herë rastin për t’iu përgjigjur Marotta-s, me presidentin e Inter që deklaroi se Napoli është ekipi favorit për të fituar titullin:
“Ai mund të thotë çfarë të dojë, por jam i bindur se nëse në fund të vitit, nëse Inter nuk do të fitonte titullin nuk do të ishte i lumtur, nuk do të ishte një sezon pozitiv nëse nuk fitojnë. Unë mund ta them këtë pasi e njoh shumë mirë. Çdo kush mund të thotë atë që mendon, por ne po flasin për një ekip si Inter e cila ka dy skuadra, tre madje edhe katër, por ata po përqendrohen më shumë tek ne, nuk i kuptoj se çfarë i bezdis. Gjithsesi, këto janë fjalë që i merr era, është e sigurt se nëse nuk e fitojnë titullin, Marotta-s do t’i bëhet shumë pyetje”, u shpreh Conte.
(BalkanWeb)