Për Monika Kryemadhin, konferenca e shtypit e Presidentit Ilir Meta, bashkëshort i saj, është fjalimi e gjuha e Ilir Metës që ka të gjithë instrumentat politikë për të të shkatërruar pasi të ka dhënë cdo mundësi.

Ndërsa zbuloi se nuk e dinte për këtë konferencë dhe e ka dëgjuar përmes telefonit, Kryemadhi komentoi gjuhën e përdorur nga Ilir Meta në konferencë.

“Kam edhe debate pse i tregoj detajet. Nuk e dija për konferencën pasi kisha kontrollin e pas operacionit dhe e dëgjoja përmes telefonit, herë më ngriheshin  flokët përjetë, ku qeshja e inatosesah. Nuk e dija, por nuk e prisja në aspektin e artikulimit në atë lloj gjuhe, që mua më pëlqen, por që të flasë Ilir Meta me atë gjihë për aq sa e njoh unë do të thotë se i ke rënë në qafë më shumë sec duhet.

Artikulimi me atë gjuhë me atë ritëm dhe me atë intonacion do të thotë që ke bërë diçka shumë të madhe gabim, apo kur të ka dhënë të gjitha mundësitë dhe nuk e ke shfrytëzuar, s’ka kthim pas.

Është fjalimi i një Ilir Mete, që ka gjithë argumentet për të të shkartërruar. E di shumë mirë cdo të thotë kur është Ilir Meta në vështirësi.

Me Ilir Metën kemi qënë gjithnjë bashkë në politikë, nuk kemi ndarë pushtetin bashkë. Edhe kur ka qenë kryeministër i jam vendosur përballë, për t’i pastruar ekranin. Sepse me njerëzit e pushtetit, izolohesh sic ështe izoluar sot Edi Rama. Ajo që Iliri thotë në këtë pozicion është që nuk është cështja që ka popullin me vete, ka të drejtën e kush ka të drejtën ka edhe popullin.

Ilir Meta përballë ligjit, institucionit, pavarësisht se c’dëgjojmë lart e poshtë, serbët do e kryqëzonin të parët Ilir Metën, por di të them që Ilir Meta përball ligjit nuk njeh as fëmijë. Për mua është budallallëk se para fëmijëve të mi, unë s’njoh as Ilir Metën. “ u shpreh Kryemadhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb