TIRANE

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama sot në Kongresin e PS-së. Demokrati i kujton kreut të qeverisë një ndër personazhet e humorit, Mone Pula, ndërsa shkruan se ky humor i zi i erdhi ndër mend ndërsa dëgjonte sot kryeministrin.

“Ky humor i zi i Mones së madh m’u kujtua kur dëgjova KM, që ia hidhte fajin medias dhe analistëve që nga ekrani krijojnë imazhin e një Shqipërie të tmerrshme nga ku duhet ikur me vrap, imazhin e një Shqipërie krejt tjetër nga ajo e KM. Pra njerëzit ikin se i tremb psikoza e frikës që mbjellin analistët, jo se nuk kanë punë, se nuk kanë shërbime, së nuk kanë asnjë shpresë, se ky shtet nuk krijon mundësi të barabarta.”-shkruan Kadilli.

Postimi i plotë:

Edi Rama, a e mban mend se c’thoshte Mone Pula?
I ndjeri Mone Pula dikur qeshte dhe thoshte “ne na merr në qafë Marshalli. I zgjedh vet filmat horror të premteve në kanalin e dytë të Beogradit se e di që i shikon Komandanti”. Ky turbullohej edhe më shumë nga filmat dhe na e nxinte edhe më shumë jetën ne popullit, por po aq dhe bashkëpunëtorëve të vet duke zbuluar tradhëtare të rinj.
Ky humor i zi i Mones së madh m’u kujtua kur dëgjova KM, që ia hidhte fajin medias dhe analistëve që nga ekrani krijojnë imazhin e një Shqipërie të tmerrshme nga ku duhet ikur me vrap, imazhin e një Shqipërie krejt tjetër nga ajo e KM. Pra njerëzit ikin se i tremb psikoza e frikës që mbjellin analistët, jo se nuk kanë punë, se nuk kanë shërbime, së nuk kanë asnjë shpresë, se ky shtet nuk krijon mundësi të barabarta.
Edi, ke fat që nuk jeton me Monja se i ke dhënë aq shumë lëndë sa do ai kalojë Komandantit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb