Drejtori i Informacionit në Neës24 Erl Murati, në një lidhje skype ka komentuar zhvillimet e fundit në Kongresin Zgjedhor të PS.

Ai u shpreh se fjalimi i kryeministrit Edi Rama ishte më i butë me opozitën krahasuar me ata të mëparshmit, ndërsa sa i përket kritikës ë fortë që Rama u bëri deputetëve socialistë të cilët nuk kishin kryer sipas tij siç duhet detyrën, Murati tha se ishte kritikë për t’i paraprirë pakënaqësive në popull dhe bazë.

“Situatë e çtensionuar pas asaj që ndodhi në Kuvend muaj më parë. Kjo frymë zbutjeje mes marrëdhënieve ama Berisha u reflektua edhe në fjalimin e Ramës, që ishte më i butë në krahasim me të tjerat.
E pritshme që Rama të ishte autokritik, dozë populizmi në fjalimet e tij, u flet simpatizantëve të pakënaqur, duke qenë ai kritiku i parë i tyre.
Rama është i ndërgjegjshëm për një pakënaqësi në popull dhe edhe në bazën e partisë, duke qenë ai kritiku i parë.
Kishte dimensionin e fushatës elektorale duke bërë premtime, disa mbase të pamundura për tu plotësuar”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb