TIRANË

Pas shkarkimit nga detyra, ka reaguar publikisht bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme, Aurel Voda. Ai kërkon falje publike për fjalorin  e përdorur, ndërsa thekson se në punën që ka kryer në FSDKSH ka menaxhur më së miri taksat e qytetarëve shqiptarë.


Me një shënim në “Facebook”, Aurel Voda tregon se ai ka qenë i spikatur në ushtrimin e detyrës teksa sqaron se nuk është penalizuar asnjëherë nga Auditi i Brendshëm dhe as nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.


 “JU KERKOJ FALJE PUBLIKE të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare. Me këtë rast dua ti sqaroj se kam në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot mbusha plot 6 vjet. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar. Me giithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH. Kam në pronësi 1/4 e një pallati 80 m2 në Durrës, por jam i lumtur se kam një familje të shkëlqyer prej 7 anëtarësh, dy prindrit, tre fëmijët dhe unë e bashkëshortja. Iu kërkoj falje edhe atyre. Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai”-shkruan ai.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: