TIRANE-Gazetarja Fjodora Fjora tashmë kujdeset për djalin e saj të birësuar, si nënë me kohë të plotë. Përveç ndarjes së ndjesive të mëmësisë me miqtë e saj në rrjetet sociale, paparaci ynë e ka fotografuar këto ditë duke e shëtitur djalin me karrocë. Gati tre muaj pas publikimit të lajmit nga “Panorama Plus”, Fjodora tashmë del hapur me beben e saj. Shembulli që ajo solli në publik, u komentua si histori e bukur birësimi, që rrallëherë ndodh mes njerëzve publikë në Shqipëri. Për të marrë kujdestarinë e djalit, ajo iu nënshtrua për disa muaj procedurave ligjore, duke bërë realitet këtë dëshirë të saj dhe duke marrë përgjegjësitë e duhura në të njëjtën kohë. Fjodora ka deklaruar në Gjykatë se i ka mundësitë ekonomike për mirërritjen e tij dhe se fëmija nuk do e pengojë të krijojë familje me bashkëshortin e ardhshëm.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb