NGA GERILINA KODHELI


Fjolla Morina është një ndër personazhet më të komentuar të showbizit shqiptar. Këngëtarja, e cila gjatë ditës së sotme do të lançojë videoklipin e radhës, është vënë shpesh në fokus të publikut për shkak të jetës së saj private, që duhet thënë se është mjaft e larmishme dhe kontroverse. E martuar që në moshën 17-vjeçare, me një mashkull disa vjet më të madh se ajo, Fjolla i kishte dhënë fund martesës disavjeçare, nga e cila kishte lindur një vajzë. Që atëherë, marrëdhëniet e saj me meshkujt kanë qenë afatshkurtra. E fundit më e komentuar, e ndoshta edhe më e rëndësishme për këngëtaren, ka qenë lidhja me biznesmenin nga Kosova, Flamur Azemi. Edhe në këtë rast, historia nuk përfundoi në mënyrën më të mirë.


Nga raporti i tyre, Fjolla solli në jetë një tjetër fëmijë, vajzën e saj Alayah, ndërsa me Flamurin u nda gjatë kohës së shtatzënisë, për shkak se siç thuhej, biznesmeni nga Kosova nuk ishte dakord të bëhej baba. Tashmë, vetëm 7 muaj nga ardhja në jetë e vogëlushes së këngëtares, ajo duket se ka rigjetur dashurinë. Madje, thuhet se këngëtarja është në prag të martesës së saj të dytë. Burime të “Bluetooth” zbuluan se Fjolla ka një të dashur të ri, i cili vetëm pak ditë më parë i ka bërë propozimin e madh. Por, këngëtarja, e kontaktuar nga “Bluetooth” sqaron se, “Është e vërtet që jam në një lidhje, por për momentin nuk kemi plane për martesë”. Sipas saj, aktualisht janë duke u njohur dhe gjërat po shkojnë shumë mirë mes tyre. “Jemi shumë komod bashkë dhe e respektoj shumë”, tregon Fjolla.


Djaloshi që ka arritur të fitojë zemrën e këngëtares është një tjetër biznesmen, i cili e ka bërë Fjollën të jetojë një dashuri romantike siç do ta donte çdo vajzë. E jo vetëm kaq! Së bashku me një buqetë me lule dhe një unazë, djali i ka dhuruar edhe një “Benz Mercedes”. “Është biznesmen nga Kosova”, rrëfen këngëtarja. Dyshimet që këngëtarja ishte në prag të martesës së saj të dytë kanë nisur që kur ajo publikoi në faqen e saj të “Snapchat” foton e dy kutive unazash. Tashmë ai që ishte vetëm një dyshim, po konkretizohet, pasi siç duket, gjërat mes tyre janë konsoliduar dhe nuk do ishte çudi që në të ardhmen të ndodhte edhe një martesë. E pyetur nga “Bluetooth” për detaje të mëtejshme të këtij raporti dhe nëse biznesmeni kosovar i ka shprehur dëshirën për martesë, Fjolla tregon se, “Kur të ndodhë diçka e tillë do t’jua them. Por i dashuri im nuk preferon të bëhet publik”.

Këngëtarja nga Kosova ka konfirmuar romancën e saj më të re edhe nëpërmjet një fotoje, ku shihet në përqafimin e ngrohtë të të dashurit, i cili është duke e puthur në qafë. Por, duke parë vijueshmërinë e lidhjeve të saj të mëparshme që janë bërë publike, këtë herë Fjolla ka dashur të ruajë anonimatin, duke fshehur fytyrën e tij, e sigurisht edhe duke respektuar vendimin e të dashurit të saj. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme këngëtarja do të publikojë videoklipin e saj më të ri, të cilin e ka realizuar në duet me reperin Elinel. Kënga do të mbajë titullin “A je për trileçe” dhe do të ketë një video mjaft provokuese. Fjolla na tregon se veç këtij projekti, ajo do të sjellë shumë shpejt edhe dy videoklipe të tjera. “Po punoj për një këngë solo dhe një bashkëpunim. Dy këngët e tjera do të lançohen gjatë verës”, është shprehur ajo. Fjolla Morina rivjen në muzikë, pas thuajse 1 vit e gjysmë nga projekti i saj fundit, kënga “Queen” e publikuar në korrik të vitin 2014.

(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: