KOSOVE
Ish-bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina, biznesmeni Fisnik Syla foli sot për “Breaking”, në lidhje me gjendjen shëndetësore të këngëtares se “mbase mund të jetë e vërtetë”.
Sipas tij asaj nuk i besohet, dhe se janë dy skenare, ose është vërtetë me probleme mendore, ose po e bën si lojë ngaqë është e dënuar me 6 vite nga shteti shqiptar.
“Ish bashkëshortja ime ndodhet në spital, nga gjendja e saj mendore, jo e mirë, kjo është parë edhe në bazë të akuzave që bënte ajo për mua atë kohë. Sa kanë thënë portalet, aq di dhe unë për të. Ka një vit që s’kemi folur. Pas divorcit s’kemi folur më.
Ka dy skenare, ose mund të jetë vërtetë në spital për probleme mendore, ose po luan sepse ajo është e dënuar nga drejtësia shqiptare me 6 vite burg. Asaj as nuk i besohet, as nuk i dihet”, shpjegoi ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës.