Pas aksidentit të pësoi dy ditë më parë në Shkup, këngëtarja Fjolla Morina ka shkruar na faqen e saj në Instagram, ku njofton miqtë dhe fansat se tashmë ndihet më mirë dhe ka dalë nga spitali.


“Miqtë e mi! Ndjen një detyrim moral të shkruaj dy fjalë për ju që i keni ndejtur pranë familjes sime këto dy ditë të vështira për mua. Mund të them pa frikë që Zoti më ka mbrojtur duke më dhënë një jetë të dytë. Sapo dola nga spitali përqafova fort vajzat dhe nënë time. Arsyeja pse unë jetoj janë ato. Kam dëmtime në trup po fal Zotit marr frymë dhe do bëhem më mirë. Unë ja kam dalë gjithmonë me Zotin dhe familjes pranë.”- shkruan Fjolla në Instagram.


Këngëtarja Fjolla Morina u përplas dy ditë më parë me makinën e saj, rrugës për në Shkup.
(er.nu/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: