TIRANE – Fjolla Morina shpesh është vendosur në qendër të vëmendjes për ndërhyrjet e saj estetike. Por këngëtarja i ka mohuar zërat dhe ka pranuar se operacioni i vetëm që ka kryer është lipostucion (thithje dhjami) në fundshpinë.

Ndërsa përsa i përket fytyrës ajo ka treguar më parë se nuk ka kryer asnjë lloj ndërhyrje dhe se nuk dëshironte kurrë ta prekte.

Por nga videoja e fundit që ka postuar në Instagram shohim se këngëtarja ka përdorur injektim botoksi për shtrirjen e rrudhave në fytyrë.

Këngëtarja nuk ka ngurruar që këtë gjë ta ndajë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’. Fjolla e cilëson si një ndërhyrje të domosdoshme për të qenë sa më perfekte. “Për të qenë më perfekt’- shkruan Fjola Marina në Instagram ku shfaqet së bashku me doktorin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb