Fjolla Morina ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në “Krejt n’debat”, pas një kohe të gjatë mungese në skenë, por edhe në skenat e showbiz-it.

Mes të tjerave, Fjolla foli edhe për jetën private, duke zbuluar se ka të reja edhe në këtë drejtim.

Këngëtarja e njohur thekson se ka nisur një romancë të re dashurie me një shqiptar që jeton në Dubai. Këngëtarja u shpreh se do të martohet vitin e ardhshëm, në muajin prill.

“Po, është biznesmen. Nuk jeton këtu, por në Dubai. Shqiptar, por me biznese në Dubai”, tha ajo.

“Një martesë shumë shpejt. Vitin tjetër e kemi lënë për ditëlindje. Në prill. Më 15 prill. Ishalla nuk i bi pishman. Jemi në bisedime. Ky djali po, më do shumë, por nuk i dihet. Jam shumë e lumtur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: