TIRANE – Megjithatë Fjolla nuk ka preferuar të flasë, por në një interviste për “Prive” ajo ka treguar se jo të gjitha ato që thuhen janë të vërteta. “Ne nuk na dihet a jemi ‘single’ apo me ndonjë njeri kështu që më mirë mos të flasim. Unë jetoj jetën time, e jetoj ashtu si kam unë dëshirë ta jetoj.


Ato çfarë shkruhen shumica nuk janë të vërteta. Shkruajnë gjithçka, nuk është problem se përderisa unë jam e ndershme me veten time kjo gjë është me rëndësi”, – ka thënë Fjolla.


Gjithashtu ajo ka treguar se do të vijë me disa projekte të reja në muzikë, por njëri prej tyre do të jetë edhe më i rëndësishmi ai me këngëtaren, Ingrit Gjoni.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: