PRISHTINË- Fjolla Morinës, këngëtares seksi nga Kosova i kanë djegur makinën. Mediat kosovare kanë mundur të sigurojnë fotot e djegura të mjetit tip BMË.

Sipas tyre, makina ka qënë e parkuar në rrugën “Shaban Polluzha”, ndërkohë që nuk ka pasur persona të lënduar.

Sipas dëshmitarëve, mësohet se Fjolla i ka thënë policisë se “e di kush e ma ka djegur makinën”, pasi sipas saj, ajo është kërcënuar më parë nga një person.

Kujtojmë se bëhet fjalë për një makinë të shtrenjtë, nëse Fjolla e ka blerë te re, ajo kushton rreth 50 mijë euro.

Ndërkohë, policia kosovare po heton për ngjarjen.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: