KOSOVË- Ka shkëlqyer në këngë, duke bërë emër në një kohë jo të gjatë dhe duke bërë për vete qindra, mijëra shqiptarë me profesionalizmin dhe interpretimin e saj. Por edhe në kërcim, Flaka Krelani dha maksimumin e saj në një nga spektaklet më të ndjekura në vend. Por Flaka nuk ndalet, tashmë duket se radhën e ka modelingu.
Një set fotografish i realizuar së fundmi nga fotografi Korab Kusari, na tregon një Flakë, ndryshe nga sa e kemi parë. Duket se vajza kosovare e ndjen veten shumë mirë para objektivit, pasi edhe tek ky set, nën “kostumin” e modeles ka shkëlqyer.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: