TIRANE-Alban Skënderaj ishte i ftuar në 17 shkurt në Gjakovë për të dhënë një koncert me rastin e Pavarësisë së Kosovës. Por duket se prania e tij nuk i ka pëlqyer koleges kosovare Flaka Krelani.
Ajo ka hedhur një status ku thotë se është turp që Albani paguhet mijëra euro ndërsa sportistët që përfaqësojnë fanelën kosovare paguhen shumë pak ose aspak.
“Alban Skënderaj paguhet mijëra € per koncertin e tij në Gjakovë, ndërsa për sportistët tanë që e përfaqesojnë fanellën Kuq e Zi me djersë, dinjitet dhe krenari duhet të organizohet koncert HUMANITAR sepse nuk ka mjete te mjaftueshme për egzistence. Turp!”

flaka

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: