Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, njëherësh anëtar i Këshillit Bashkiak, nga protesta e opozitës pohoi se në Bashkinë e Tiranës fshihen hajdurët, të cilët duhet të arrestohen.

Sipas Blushit, SPAK nuk sheh asnjë abuzim dhe nuk merr masa.

“Veliaj, edhe sot u faktua se është ortak me të dënuarit për trafik droge, është ortak me Ndragehtën dhe krimin e organizuar. Vetëm SPAK si sheh këto gjëra. Ja ku janë kullat, ja ku janë hajdutët. Pse nuk i arreston. Vetëm një herë në jetën e tij u tregua Veliaj i sinqertë, kur i quajti prokurorët e SPAK kolegë. Vetëm SPAK në Tiranë nuk i sheh. Këta kriminelë do të marrin përgjigje në çdo strofull ku ata fshihen. Kjo flakë që ndizet këtu është flaka e urrejtjes së popullit ndaj këtyre të korruptuarve. Edhe një i vetëm mund të sjellë ndryshimin, siç e bëri Ylli Bodinaku. Çfarë mund të bëjë një familje me 4 anëtarë, me 2 mijë lekë në ditë që iu jep ky krimineli, më pak se kafshëve të kopshtit zoologjik. Ky ordiner mori dje 80 mln euro nga UKT-ja. Sikur t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb