Në ambientet e jashtme në Kuvend situata është e tensionuar. Protestuesit kanë hedhur flakadë e shashka si edhe kanë tentuar kordonin e policisë për të hyrë në ambientet e brendshme të parlamentit.

Gazetarja Klodiana Lala tha për BalkanWeb se kordoni i policisë është i vendosur larg nga hyrja e Kuvendit.

“Vijojnë tensionet ku protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, por ka përplasje mes tyre dhe efektivëve të FNSH.Protestuesit synojnë të hyjnë në ambientet e brendshme të Kuvendit por kordoni është krijuar 30 metra larg rrethimit metalit. Janë dhjetëra kordonë të efektivëve të tjerë të pozicionuar në zonën e rrethuar. Nuk ka informacion për të lënduar.”, tha gazetarja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb