MALLAKASTËR

Një sipërfaqe e madhe e mbjellë me ullinj shekullorë është përfshirë nga flakët në fshatin Hekal në Mallakastër. Gazetari i “BalkanWeb”, Ervis Kuçi raporton se përveç ullinjve, flakët po djegin edhe disa shkurre, ndërsa era vijon të favorizojë përhapjen e tyre. Terreni i vështirë e bën të vështirë punë e zjarrfikësve për vënien e vatrave nën kontroll të plotë


Efektivët e repartit të zjarrfikëseve të Ballshit po bëjnë përpjekje për të izoluar vatrën e zjarrit për të mos kaluar në fshat.  Për këtë situatë është kërkuar edhe ndihmë e zjarrfikëseve të Patosi dhe të uzinës së naftës në Ballsh.


(n.m/BalkanWeb)