Fiket zjarri i rënë sot në fshatin Kocul në Selenicë. Zjarri rrezikoi banesat e fshatit dhe dogji tokat bujqësore dhe pemëtaritë, kryesisht ullinj.

Veç ndërhyrjes së zjarrfikëses së Selenicës e Vlorës, u desh të ndërhyhej nga ajri me helikopter për neutralizimin e flakëve.

Ndërsa, situata e zjarrit është vendosur nën kontroll të plotë gjatë orëve të pasdites.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: