LEZHË

Një zjarr masiv ka rënë gjatë ditës së sotme në zonën e njësisë administrative të Ungrejt në Lezhë, konkretisht në vendin e quajtur Fregen. Rreth 10 hektarë pyje janë djegur ndërsa forcat e Inspektoratit Pyjor kanë zbarkuar në terren dhe po bëjnë të mundur ndalimin e përhapjes së flakëve.

Gazetari i ‘BalkanWeb’, Elidon Ndreka raporton se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa menjëherë grupi hetimor ka nisur punën për dokumentin e situatës. Kujtojmë se po gjatë ditës së sotme një tjetër zjarr i fuqishëm dogji mbi 4 hektarë pisha në parkun kombëtar të Qafështamës në Krujë.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb