Zjarri i rënë në një banesë në Pogradec ka alarmuar banorët e tjerë, të cilët janë shprehur të frikësuar se mos flakët përhapen edhe në shtëpitë e tyre.

Një nga fqinjët deklaroi se në familjen ku ka rënë zjarri, jetonte e vetme një grua me dy fëmijë të vegjël.

“Thashë mos kishte rënë zjarr në shtëpinë time. Pashë zjarrin dhe erdha shpejt. Atyre që ju ra zjarri janë të shqetësuar. Me dy fëmijë brenda, dy fëmijë të vegjël, burrin nuk e ka. Këtu janë tre familje”, tha banori i zonës.

Si pasojë e zjarrit, janë përfshirë dhe banesat ngjitur me banesën që ra fillimisht zjarri.

“Shërbimet Policisë dhe zjarrfikësit  kanë ndërhyrë menjëherë për evakuimin e banorëve dhe për shuarjen e zjarrit. Nga  rënia e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa banorët janë evakuuar të gjithë. Vijon puna intensive për neutralizimin e përhapjes së zjarrit dhe shuarjen e plotë në banesat e përfshira nga flakët”, njoftoi policia.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton shkaqet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: