Pas probleme të shumta që hasën një ditë më parë, tifozët kuqezi që kanë vendosur të udhëtojnë drejt Stambollit në mbështetje të Kombëtares kuqezi kanë nisur të grumbullohen në piktakimin e tyre, për t’u nisur më pas drejt stadiumit. Tifozët janë me flamujt kuqezi, madje nuk mungon as përkrenarja e Heroit Kombëtar, Skënderbeut!

Tifoze Turqi 1
Tifoze Turqi 1

Biletat në dispozcion të tyre janë 2500 teksa një ditë më parë federata turke e kishte reduktuar me plot 1000 bileta numrin e tyre, por pas ndërhyrjes së Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ngritjes së problemit në UEFA, pala turke u tërhoq nga vendimi i saj.

Tifoze Turqi
Tifoze Turqi

Gjithsesi mbetet për t’u parë nëse janë shitur të gjitha biletat në sektorin mik.

Tifoze Turqi 2
Tifoze Turqi 2

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb