SHKODER

Ish-deputeti i PD Flamur Noka nga Shkodra, ku ishte i pranishëm në protestën e opozitës, deklaroi se gazeta Bild e ka nxjerrë zbuluar Ramën.

Noka u shpreh se Bild nxori qartësisht lidhjet e Edi Ramës me banditët. Ai shtoi se Rama është varrosur politikisht dhe se zgjedhje më datë 30 qershor nuk do të ketë.

“Ti je koka e bandave. Ti je pjesë e bandave. Vendi jot është në burg, sepse ti Edi Rama je armik i votës së lirë. Ti Edi Rama nuk je kryeministër i shqiptarëve por je kapo i krimit në Shqipëri. T duhet ta kuptosh se në Shqipëri ka demokraci dhe nuk mund të shkelësh dot Kushtetutën. Data 30 është data private e zgjedhjeve për ty, por jo për shqiptarët. Edi Rama, duhet të ikësh. Ti ke ardhur në pushtet përmes bandave dhe krimit. E ke kthyer shtetin në bandë kriminale. Ti Edi Rama ke inkriminuar Policinë e Shtetit.

Sot çdo shqiptar ndihet fatkeq, sepse është i nëpërkëmbur nga krimi dhe bandat. Sot çdo shqiptar është kundër teje. Bild të varrosi politikisht. Ju kishit fsehhur dosjet 339 e 184. E keni kthyer shtetin në krim e tmerr.  Rama ik, se shqiptarët nuk do të lejojnë që ti të vazhdosh puçin tënd. Shqiptarët nuk do të lejojnë që të vazhdosh puçin e shtetit në këtë vend. Harroje se mund ta gjakosësh këtë vend. Ti nuk përfaqëson vullnetin e popullit. Ti je bizantin, asgjë s’të lidh me Europën”, tha Noka ndër të tjera.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb