Ish-deputeti i PD Flamur Noka tha se Robert Aga dhe Arben Keshi , personat që dalin në përgjimet e Dibrës, ishin bosa droge dhe kishin parcela hashashi.

Noka u shpreh se dy personat në fjalë ishin bosë droge në zonë deh frikësonin njerëzit. Sipas Nokës, janë sjellë para nga Tirana në Dibër për të blerë votat.


“I kemi denoncuar këto emra në atë kohë live edhe nga Dibra, por edhe nga selia qendrore e partisë. Unë personalisht disponoja gjitha informacionet se çfarë ndodhte në Tiranë. Unë disponoja informacion edhe për paratë që silleshin nga Tiranë në Dibër.


Unë kisha dy ditë që isha informuar se do sileshin dy thasë nga Tirana për të blerë vota në Maqellarë. Kisha informacion të plotë dhe po e ndiqja në çdo moment. Doja ta kapja dhe ta bëja publike. Kisha informacion për çdo derë ku kishin trokitur. Vinin çdo javë para, jo njëherë. Isha i infromuar se shefi i komisaritit Robert Aga dhe Arben Keshi ishin ishin dy shpërndarësit e parave për trafik drogash. Këta ishin dy bosët e drogës në zonën e Maqellarës. Në çdo fshat kishin edhe punëtorët e tyre që merreshin me menaxhimin e parcelave.


Keshi ka ikur në një zonë ku nuk kishte makina. Kishte fatin që iku në atë rrugicë. Krahu politik që ka drejtuar këtë ka qenë Blerina Gjylameti dhe Damian Gjiknuri. Këta terrorizonin zonën e Maqellarës. Unë kam dashur të ballafaqoj faktet”, tha Noka.