TETOVË-Flamuri gjigant rreth 40 metra që ndriçoi dje Tetovën për festën e 28 Nëntorit, ka brengosur dhe ka tmerruar tej mase mediat maqedonase.
Mediat maqedonase me ironi kanë shkruar sot për ngjarjen e festës së Flamurit në Tetovë, duke u munduar të zbulojnë se kush qëndron pas këtij flamuri gjigant dhe kush janë personat që e vendosen flamurin ilegalisht në Pallatin e Kulturës, raporton TetovaSot.


Gazeta maqedonase, Utrinski Vesnik, thotë se përsëri u vendos flamuri gjigant në Pallatin e Kulturës në Tetovë, si çdo vit edhe kësaj radhe nuk dihet se kush e vendosi flamurin.


Televizioni maqedonas Alfa Tv, thotë se sipas ligjit, flamuri i bashkësive duhet të vendoset së bashku me atë shtetëror dhe të jetë më i vogël se një e treta e tij.


Televizioni maqedonas, Vesti 24, thotë se ligji për përdorimin e flamujve të bashkësive në vend duhet të qëndrojë pranë edhe flamuri shtetëror.

(d.d/BalkanWeb)

Etiketa: