TIRANË

Kryetari  i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi se shpalosja e flamurit grek sot në Bularat duhet të ishte penguar.

Sipas tij, çamët nuk kërkojnë gjë tjetër por thjesht atë që iu takon, fakti i cili ka të bëjë me kthimi në shtëpitë dhe në trojet e të parëve.

Gjithashtu Shpëtim Idrizi tha në “TPZ” në News 24 se çështja e Çamërisë është një sfidë dinjiteti për të gjithë shqiptarët, pavarësisht vendit ku jetojnë dhe veprojnë.

“Shteti shqiptar duhet të merret masat për flamurin duhet ta ndalonte. Asnjë shqiptarët nga Çamëria dha nga PDIU s’ka kërkuar gjë tjetër, por kanë kërkuar kthimin në shtëpitë e tyre. Çështja shqiptare e Çamërisë është një çështje dinjiteti”, tha Idrizi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb