Drejtori i zyrës së qeverisë serbe për Kosovë Marko Gjuriç ka provokuar me deklaratën e tij në lidhje me marrëdhëniet me Kosovën.

Pas vendosjes së flamurit të Kosovës në Kalanë e Artanës ai tha se “kjo kala kurrë nuk do të jetë monument kosovar”.

“Pas kësaj mund të shtrohet pyetja se çfarë është në vijim, ndoshta vendosja e shqiponjave të zeza shqiptare në vend të kryqeve nëpër kisha. Kalaja e Artanës është një prej lokaliteteve kyçe historike serbe, dhe çdo tentim që ajo të paraqitet në ndonjë dritë tjetër nuk është asgjë tjetër përveç se akt i fshirjes së dhunshme të historisë. Artana në mesjetë ishte një qytet multietnik, ku kanë jetuar serbët, sasët, grekët, dubrovnikasit dhe të tjerët. Ata të cilët sot duan që ta bëjnë Kosovën monoetnike nuk e kanë zgjedhur rastësisht Artanën në mënyrë që me provokime të paskrupullta dhe falsifikim të historisë të fshehin se Kosova, në kohën kur ka qenë zemra e Serbisë, ishte një prej rajoneve më të pasura dhe një nga më të kulturuarit në Evropë”, tha Gjuriç.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: